• |
ide | kryesore

Flet bashkëshorti i stilistes: Pse Kate u vetëvra

Paparazzi, Slider


Akti i vetvrasjes së Kate Spade, stilistes aq shumë të dashur nga personazhet VIP të botës së showbiz-it përveçse i ka shokuar të gjithë, ende vijon të mbetet një nga ngjarjet më të diskutuara në media. Fillimisht, u përfol se divorci ishte shkaku parësor pse stilistja Spade vendosi të ndërmarrë fundin tragjik, duke iu referuar kësisoj edhe letrës që u gjet pranë trupit të saj të pajetë. “Bea, të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin”!

 

 

Pas kësaj letre, u ngrit një tymnajë aludimesh të mundshme se ndoshta shkaku i vetvrasjes ishte pikërisht Andy Spade, me të cilin stilistja e ndjerë kish nisur të jetonte në apartamente të ndara për shkak të kondradiktave.

 

Por, sot ka folur pikërisht bashkëshorti i Kate, i cili ndër të tjera ka shprehur: “Ajo po trajtohej nga mjekët për të kuruar depresionin, që po i merr jetën shumë njerëzve. Një natë më parë ne komunikuam dhe ajo ishte kaq e lumtur. Nuk dha asnjë shenjë apo paralajmërim se do të bënte këtë akt. Jemi të shokur. Nuk ishte ajo. Ishin djajtë me të cilët ajo po luftonte prej shumë kohësh”, e ka përfunduar deklaratën e tij Andy Spade.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *