• |
ide | kryesore

Izraeli shpërndan fletushka në Gaza, tjetër masakër e paralajmëruar?

Planet
Palestinë



Ushtria izraelite njoftoi se ka lëshuar disa fletushka rreth Rripit të Gazës, duke paralajmëruar banorët palestinezë që të qëndrojnë larg kufirit me Izraelin, gjatë një proteste masive të planifikuar për të premten.

Zyrtarë të ushtisë janë duke pritur një numër të madh të protestuesve, duke shtuar mundësinë për konflikt.

Më shumë se 114 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, si pasojë e protestave të palestinezëve javë më parë.

(VIDEO) Palestinezët e vrarë nga izraelitët, solidarizim me 4500 palë këpucë në Bruksel 

Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës ndaj protestuesve të paarmatosur.

Izraeli në anën tjetër ka akuzuar grupin militant, Hamas, duke thënë se ky i fundit ka përdorur protestat për të kryer sulme.

“Për të mirën tuaj, është më mirë nëse nuk merrni pjesë në protestat e dhunshme në kufi, mos i prishni ndalesat dhe mos lejoni që Hamasi t’iu përdorë”, thuhet në fletushkat e publikuara.



1 Comment

  1. ne palestin po konfirmohet padrejtesia ,por ne fakt ,drejtesia eklipson fuqi,padrejtesia perballe drejtesie ne cdo periull te historise njerzore ka deshtuar dhe eshte ndeshkuar,se si do vijne ndeshkimi ndaj te padrejteve vetem krijuesi gjithesis e din por nje gje eshte e sigurte se zoti ka premtu ndeshkim ,zoti nuk genjen ,mir eshte qe nder njerez te perhapet te kuptuarit e te vertetes sepse ne fakt asnjeri nuk deshiron ndeshkimin ,padrejtesin dhe sejcili deshiron te drejten e vet dhe perderi sa nuk deshiron ndeshkimin ti ruhet ati duke mos bere padrejtesi tjereve te mos shklas te drejtat e tjereve ,por te mjaftohen me te drejten hakun qe u takon ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *