• |
ide | kryesore

(VIDEO) Palestinezët e vrarë nga izraelitët, solidarizim me 4500 palë këpucë në Bruksel

Planet



Mbështetësit e kauzës palestineze rreshtuan 4500 palë këpucë jashtë ndërtesës së Këshillit të BE në Bruksel, që simbolizonin numrin e palestinezëve të vrarë nga izraelitët në dekadën e fundit.

Protesta synonte presionin mbi ministrat e jashtëm evropianë që u takuan brenda ndërtesës, shkruan Daily Mail.

“Ne kemi një mesazh drejtuar krerëve të Bashkimit Evropian që thotë: ‘Palestinezët kanë rëndësi jetësore’,” tha Fadi Quran, aktivist i lartë për Avaaz, OJQ që organizoi shfaqjen.

“Ne besojmë se e vetmja mënyrë për të ecur drejt paqes është sanksionimi i Izraelit, kjo është vetmja shpresë që kemi dhe ky është qëllimi ynë”. 

Aktivistët palestinezë si Quran kanë udhëhequr fushatën e bojkotimit, shkarkimit dhe sanksioneve (BDS) kundër Izraelit që nga viti 2005, por lëvizja është rifreskuar muajt e fundit, pasi dhuna dhe tensionet politike janë rritur në rajon.

Konflikti arriti kulmin gjatë përplasjes kufitare në Gaza ditën e inaugurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, duke u vrarë 60 palestinezë nga ushtria izraelite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *