• |
ide | kryesore

Rënia e Euros, flasin ekspertët: Banka e Shqipërisë të kishte ndërhyrë më herët

Lajme, Të fundit


Ekspertët thonë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor, ishte një nga politikat e duhura e cila do të ndihmojë rritjen ekonomike të vendit, e veçanrisht sektorin prodhues. Por Selami Xhepa thotë se në pikëpamjen e tij, një ndërhyrje e tillë e bankës qëndrore për të blerë sasi valute duhet të ishte bërë më parë, për të shmangur rënien dramatike që pati javët e fundit.

Ai sqaron se do të ishte një faktor pozitiv nëse Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvendoste në kohë të mëvonshme kalendarin e paketës rregullatore për deurizimin, për të mos dhënë efekte në zhvlerësimin e mëtejshëm të Euros.

Ulja e normës bazë të interesit në këto momente, sipas ekspertëve, do të mbështesë rritjen e konsumit e do të lehtësojë kredinë. Ata thonë se kjo masë synon të mbajë të stabilizuar nivelin e inflacionit./Klan


1 Comment

  1. po ku ka bank shqiperia o njerz,surreli esht banka e bunkeri ku ruhen eurot e kokaina.shtetin e drejtojn dhjerjet e stalinit,mao luu ce dunit,tito,e vuqiq qelbesirat ruqi,negjmija,rama,xhafa .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *