• |
ide | kryesore

Mashtruesit e kredive në pranga/ Reflektim me vonesë nga guvernatori Gent Sejko

Arkiva, Kryesore, Lajme


Fillimi i një vale arrestimesh për mashtruesit e kredive të vogla nga Prokuroria e Tiranës ka detyruar guvernatorin Gent Sejko të ndryshojë qëndrim dhe të ndërmarrë një akt që kishte refuzuar ta bënte deri tani, duke u revokuar licencat dy kompanive.

Bëhet fjalë për revokimin e licencës së dy subjekteve financiare jobanka, të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k. Në njoftimin për mediat, Banka e Shqipërisë thotë se vendimi u mor pasi “jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht”.

Në njoftim, Banka e Shqipërisë sqaroi kredimarrësit se do të dalë me një njoftim të dytë për klientët e këtyre dy kompanive për t’i informuar se çfarë do të ndodhë me pagesat e tyre.

Urdhër-arrestet për mashtruesit e kredive të vogla

Reflektimi i Gent Sejkos vjen pas 9 urdhër-arresteve të Prokurorisë së Tiranës për 9 persona nga subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, administratorë dhe përmbarues të tyre. Ata janë të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”

Pesë prej tyre u lanë në burg Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti dhe Alban Kote. Katër të pandehur të tjerë u lanë në arrest shtëpie Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Shoqëritë që përfshihen në hetime akuzohen se morën nga banka ProCredit 3 mijë e 999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro, por më pas “përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi, edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat”.

Subjekti MCA dyshohet se i ka detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e zotëronte po kjo agjenci.

Në një shembull që solli prokuroria e Tiranës në dosje, rezulton se një shtetasi iu sekuestruan nga njëra prej kompanitë MCA 14 pasuri të paluajtshme për një detyrim të prapambetur prej 3 mijë e 500 dollarësh. Edhe kompanitë e tjera, përmes mashtrimit shtonin interesat dhe i përfshinin klientët e tyre në një qerthull pagesash ku detyrimet shtoheshin vit pas. Në rast se nuk paguanin, kreditorëve u sekuestroheshin pasuritë e paluajtshme. Në disa raste, sekuestrot përfshin persona, që nuk kishin lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Reflektim i vonuar nga Gent Sejko

Kuptohet se revokimi i licencave të këtyre kompanive është një hap i vonuar, që mund të kthehet në autogol për mosveprimin e deritanishëm nga Banka e Shqipërisë. Nëse institucioni mbikqyrës i bankave do të kishte marrë masa më herët, situata nuk do të kishte mbërritur deri këtu, ku shumë kredimarrës kanë humbur pronat e tyre për kredi minimale.

Në një raportim para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori Gent Sejko mbrojti vendimi për pezullim licence për këto kompani mashtruese, por kundërshtoi revokimin e licencës së tyre.

Edhe pse denoncimet kishin kohë që ishin bërë publike në media, Sejko tha se revokimi nuk ishte zgjidhje, madje ai u shpreh i shqetësuar se do të krijonte “pritshmëri të gabuar te kredimarrësit se përmes pushimit të veprimtarisë kredidhënëse të subjektit, shuhet detyrimi për shlyerjen e kredisë. Kredimarrësit mund të perceptojnë që mospagimi i detyrimeve ekziston si opsion, gjë e cila sjell rritjen e kredive me probleme në sistemin bankar, dhe rivendos në rrezik kursimet e qytetarëve, e rrjedhimisht, stabilitetin financiar të vendit”./Lapsi.al


7 Comments

  1. Final e kishte Zamir Mane hajduti qe ish drejtoresha e tatimeve te Vlores, tashme deputete e PS, Pranvera Resulaj i ka fshire miliarda leke taksa te Green Coast! Plus Final eshte IUTE aktualisht! Prokuroria ta arrestoje kete guvernator kriminal qe ka varrosur mijera biznese duke ulur fiktivisht euro qe ta thithte Linda Rama nga tregu! SPAK nqse ka kellqe te beje kontroll ne Surrel te vila e KM se do gjeje minimumi 5 miliarde euro cash, flori e gur te cmuar!

  2. Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin. Cfare te ka bere salihu o shpellkar ta ka shtuar fantazine deri sa ti fantazon qe te shkerdhehesh ne bythe cdo dite dhe ti falesh salihut dite nga jeta jote e mjere o shpellkar

  3. Kompania hajdutesh po froza qe ju ja u shiti me emer kapital e tani banka mia qe iu mblidhnin leket rrugve me Dalip xhameta me shok ku ishte banka e shqiperis qe si kontrolli dhe kur shkon te banka per te mar kredi te historiku thôn del keq ste tamong kredi turp kur genjejm kte popull fukara turp turp pike hajri mos befshin

  4. Pastrimi i politikës vjen nga pastrimi i krimit. Edhe pse askush nuk do ta pranojë, bandat, të tashme, apo të djeshme, pikërisht nga politika kanë pasur fuqinë e tyre. Disa prej tyre si ajo e Martinaj, Ndoka, Bami, Shullazi, Lul Berisha, Abdylaj, ishin pjesë e politikës, përmes forcës dhe dhunës së tyre. Shumë prej tyre, si edhe klani Lici në Shkodër, apo Bajri, po në të njëjtin qytet, ishin fillimisht pjesë e strukturave të opozitës së tanishme dhe, edhe nëse nuk duam ta pranojmë, ata ishin garda e tyre e hekurt që në vitin 1992.Ka moter Qire me shume se ti o shpellkar i salihut,o Miu i gjirizeve salihut

  5. unë nuk e përjashtoj mundësinë që edhe dëshmitë, jo vetëm të njërit por edhe të disa ish-zyrtarëve të lartë të SHIK të kenë zënë pjesë, të jenë diskutuar në atë që quhet sesioni i mbyllur në këtë apel të zotit Berisha, një apel i paprecedent siç unë e përmendja dhe në kronikën që u transmetua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *