• |
ide | kryesore

Rita Ora fotografohet me të dashurin e ri

Paparazzi, Slider


Pas axhendës së ngjeshur me koncerte, nga Shqipëria në Itali, duket se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që t’i dedikohet më shumë vetes. E relaksuar në plazhet e Toskanës, Rita Ora është fotografuar me të dashurin e saj të ri.Sipas britanikes Dailymail, ku edhe janë publikuar fotot ekskluzive të çiftit më të ri të showbiz-it botëror, Rita ka nisur një romancë të re me rrokerin amerikan Andrew Watt. Ata shfaqen në skena të ndryshme, shumë afër njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit dhe plazhet e mrekullueshme të Toskanës.E ndërsa, aspekti sentimental duket se po i shkon shumë mirë këngëtares shqiptare, edhe ai profesional është në shinat e duhura. Hiti i fundit muzikor i saj, me titullin “Girls” po cilësohet si sukses në shumë shtete të botës.

 

 


1 Comment

  1. Kujtova se lajmi ishte ,qe kjo Rita do te jete fotografuar me nje model te ri gjyslykesh dielli.Dreq o pune,si u be kjo dynja!Edhe gjyslyket,qofshin edhe te diellit,nuk ndrohen ,kaq shpesh.Pune ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *