• |
ide | kryesore

Ariana Grande tregon mbi gjëndjen shëndetësore pas sulmit në Manchester

Paparazzi, Slider


Këngëtarja bukuroshe do të jetë gjithmonë e prekur nga akti terrorist që i ndodhi në koncertin e saj, ku shumë pjesëmarrës mbetën të vrarë e të plagosur. Në një intervistë për prestigjozen britanike ‘Vogue’ , ajo zbuloi se po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit të vitit të kaluar.

 

“Është e vështirë të flasësh sepse shumë njerëz kanë humbur të dashurit e tyre. Unë i njoh ato familje dhe fansat e mi dhe të gjithë kanë përjetuar një dhimbje të jashtëzakonshme. Mendoj se kurrë nuk do jem në gjendje të flas rreth kësaj ngjarje pa derdhur lot”.

 

 

Këngëtarja ka vuajtur shumë gjatë asaj periudhe dhe pasojat e saj janë ende prezente në jetën e saj, gjithashtu ajo thotë se nuk mendon se do të jetë ndonjëherë në gjendje të flasë pa qarë, mbi aktin terrorist të ndodhur në Manchester Arena vitin e kaluar. Këngëtarja sapo përfundoi koncertin e saj më 22 maj 2017, kur një terrorist shpërtheu një bombë 22 persona vdiqën gjatë sulmit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *