• |
ide | kryesore

David dhe Victoria Beckham nxjerrin në ankand veshjen e dasmës mbretërore

Paparazzi, Slider


David dhe Vicotria Beckham ishin në mesin e të ftuarve VIP, që morën pjesë në dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle, të zhvilluar muajin e kaluar.

David Beckham ka treguar për fansat në “Instagram” se ai dhe bashkëshortja e tij do të nxjerrin në ankand kostumin që veshën atë ditë, ndërsa paratë do të dhurohen për bamirësi.

Me mbishkrimin “Kostumi ynë i dasmës Mbretërore do të dhurohet për një kauzë të mirë”, futbollisti i njohur shpjegoi se paratë e mbledhura do të dhurohen për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Manchester.

Çifti, i cili ka kurorëzuar dashurinë në martesë në vitin 1999, janë prindër të katër fëmijëve, ndërsa njihen si dy prej personazheve me stilin më të bukur në botë.

Ata gjatë viteve kanë evoluar së bashku me trendët e fundit të veshjeve. Victoria, e cila pas shpërbërjes së grupit “Spice Girls” iu përkushtua dizajnit, është sot ndër emrat më të kërkuar në botën e modës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *