• |
ide | kryesore

Fansat akuzojnë Afërdita Dreshaj pë photoshop

Paparazzi, Slider
AferditaDreshaj_629599.jpg


Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj nuk është e para as e fundit personazh i njohur që akuzohet për përdorim Photoshop-i. Pothuajse të gjitha vajzat e njohura, janë akuzuar të paktën një herë që e kanë modifikuar foton e tyre me pak Photoshop. Fansat janë ata që vënë re këto detaje, duke ju komentuar në profilet e tyre në Instagram.

Afërditës në fakt i kanë komentuar në foton e publikuar së bashku me shoqet e saj në festën e beqarisë. Ajo çfarë është vënë re në këto foto janë gishtat shumë të gjatë të Afërditës. Fansat i kanë shkruar modeles se është shumë e çuditshme që ajo të ketë gishta të tillë. Disa i kanë shkruar se këto janë pasojat e Photoshop-it. Ju si mendoni, ka përdorur apo jo Photoshop Afërdita?


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *