• |
ide | kryesore

Trupi i supermodeles Bella Hadid i mbushur me strija dhe celulit

Paparazzi, Slider


Bella Hadid po bëhet gjithnjë e më shumë e njohur dhe e suksesshme në fushën e modelingut. Ajo mori famë prej postimeve të shumta në Instagram nga vendet luksoze që frekuentonte me të motrën Gigi-n dhe miken e saj Kendall Jenner. Në rrjetet sociale shikojmë shpesh foto të postuara prej Bella-s, ku ajo duket perfekte, por në fakt edhe Bella është si të gjitha vajzat. Ajo mund të jetë një modele e suksesshme dhe ndër më të paguarat, por edhe ajo ka celulit dhe strija, si shumica e vajzave.
Dje ajo është fotografuar në plazhet e Cancun-it në Meksikë së bashku me dy mike të saj. Modelja kishte veshur një kostum plazhi portokalli dhe u fotografua teksa vraponte në breg. Ajo që nuk mund t`i shpetojë syrit të publikut janë strijat dhe celuliti që modelja ka. Bella është modeli më i mirë për t`iu treguar vajzave se askush nuk është perfekt, se duhet të ndiheni mirë me trupin që keni dhe se imperfeksionet nuk ju pengojnë që të jeni të suksesshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *