• |
ide | kryesore

Plane për fundjavën? Moti do ju zhgënjejë…

Lajme, Të fundit
reshje-shiu.jpg



Ditën e sotme priten reshje shiu në të gjitha qarqet, ndërkohë që nuk do të mungojnë shtrëngatat.

Sot pritet të ketë reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.

Në qarkun Shkodër reshjet do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Tiranë ato pritet të jenë lokalisht mesatare.

Reshjet kryesore priten gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme dhe mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 25 °C në vendet e ulëta: 20 / 27 °C në vendet malore: 13 / 22 °C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Ditën e nesërme ajo do të dobësohet gradualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *