• |
ide | kryesore

Ndërron jetë vajza 19-muajshe e skiatorit olimpik

Paparazzi, Slider


Vajza 19 muajse e ish skiatorit Olimpik Bode Miller ndërroi jetë pasi u mbyt në një pishinë.

Emmy Miller u gjet pa ndjenja në shtëpinë e fqinjëve në Kontenë Orange, në jug të Kalifornisë dhe doktorët nuk mundën të bënin asgjë.

Në një postim në Instagram, Miller shkruan se ai dhe familja e tij ishin mëse të shkatërruar.”

Çifti aktualisht ka një djalë dhe është në pritje të një fëmije të tretë.

‘Bota e skive’ ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për ngjarjen e trishtuar.

Miller është skiatori më i suksesshëm në historinë e skive amerikane, me gjashtë medalje, përfshirë edhe atë të artën, në lojrat e 2010-s.

40-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Morgan, një profesioniste voleibolli, ishin në një festë të Shtunën mbrëma kur ndodhi incidenti.

“Vajza e tyre është larguar nga shtëpia natën e ngjarjes dhe u gjet në pishinë nga mamaja e saj, e cila u hodh menjëherë për ta shpëtuar”, kanë thënë autoritetet lokale për ABC.

Vajza menjëherë u dërgua në spital, por pa mundur të shpëtojë.

“Për një milionë vjet nuk na kishte shkuar në mëndje se do përjetonim ndonjëherë një dhimbje të tillë. Dashuria e saj, drita e saj dhe shpirti i saj nuk do të harroen kurrë”, është një ndër postimet e Miller në Instagram.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *