• |
ide | kryesore

Edhe këgëtarët shqiptarë bashkohen me humbjen e XXXTentacion

Paparazzi, Slider


Reperi i njohur Jahseh Dwayne Onfroy është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Ai është gjetur në makinën e tij, i pa jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë, të dyshuar janë dy persona. Ai njihej me ermin e artit XXXTentacion dhe ishte mjaft i njohur në SHBA. Albumi i tij i fundit ishte një sukses i vërtetë dhe këngët “Sad” dhe “Changes” janë kthyer në hite.

Kjo ngjarje kaq e rëndë ka prekur edhe VIP-at shqiptarë, të cilët kanë reaguar me postime në Instagram, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të papritur. Capital T, LumiB, Era Istrefi, Beatrix Ramosaj, Anxhelina, Alban Ramosaj dhe Fero janë disa prej personazheve të njohur shqiptarë që kanë postuar për ndarjen nga jeta të reperit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *