• |
ide | kryesore

Prokuroria akuzon policinë për vdekjen e Enea Ftoit në komisariatin e Korçës: Nuk iu dha ndihmë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Korçës akuzon tre efektivet e Komisariatit, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoit, i cili ndërroi jetë brenda ambienteve të qelisë. Mësohet se pas konkluzioneve te ekspertizës mjeko-ligjore, hetimet po vijojnë.

Sipas Prokurorisë, fakti, qe 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, qe policia nuk ka përgjegjësi penale per vdekjen e tij, pasi ka prova, qe efektivet e policisë, nuk i kanë dhene ndihme Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjate dy diteve te qëndrimit ne ambientet e Komisariatit.

Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vere nën akuzë, të paktën tre efektive të Komisariatit të Korçës.

Ditën e djeshme kreu i SHCCBA teksa bazohej tek ekspertiza mjeko-ligjore, pohoi se 27-vjeçari ndërroi jetë për shkaqe natyrale dhe jo nga dhuna. Ky pretendim u hodh poshtë nga familja e viktimës, e cila kërkoi zhvarrosjen e Enea Ftoit dhe kryerjes sërish të ekspertizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *