• |
ide | kryesore

Gigi dhe Bella kundër lidhjes së vëllait të tyre me Kendall Jenner

Paparazzi, Slider


Shumica e njerëzve kur ju cënohet familja, reagojnë. Edhe motrat Hadid, dy supermodelet me famë botërore, Bella dhe Gigi nuk janë aspak të lumtura që mikesha e tyre e ngushtë, Kendall Jenner ka pasur një flirt të shkurtër me të vellanë, Anwar Hadid. “Dhe nuk ju vëmë faj. Të dalësh me vëllanë e shoqeve të ngushta është disi e sikletshme”. 

Mirëpo ky nuk shqetësimi i vetëm i motrave të famshme. Meraku si motra të mëdha është se Kendall mund ta lëndojë Anwar. Ai ka pasur gjithmonë një pëlqim për Kendall dhe tashmë i duket sikur i është realizuar ëndrra. Kendall dhe Anwar pas puthjeve të zjarrta në pub, tashmë duket se i kanë çuar gjërat në një tjetër nivel.

Dyshja janë fotografuar teksa dilnin nga apartamenti i 19-vjeçarit, dhe burime për “Life and Style” janë shprehur se Anwar ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Kendall.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *