• |
ide | kryesore

Gjesti i shqiponjës i bërë për herë të parë nga Edona Lalloshi

Paparazzi, Slider


Simboli i shqiponjës dy krenare me duar është kthyer në një nga gjestet që bëhet tashmë nga të gjithë shqiptarët. Të shumtë janë futbollistët dhe këngëtaret me origjinë shqiptare, të cilët për të treguar prejardhjen e tyre bëjnë këtë simbol.

Më të fundit ishin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ata të cilët festuan fitoren e tyre kundër Serbisë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Mirëpo ky gjest i cili tani bëhet nga të gjithë, për herë të parë është bërë nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të vjetër të vitit 1994.Në atë kohë këngëtarja ka konkurruar në ‘Festivalin e Këngës së Radio Televizionit Shqiptar’ me këngën ‘Vajtim dashurie’ dhe në një moment i ka emocionuar të gjithë të pranishmit teksa ka bashkuar duart dhe ka formuar shqiponjën.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *