• |
ide | kryesore

Carlos Lopez Jr kryen vetëvrasje, arsyet ende të paditura

Paparazzi, Slider


Sipas TMZ, Carlos Lopez Jr, ka vrarë veten pasi pranë kokës së tij është gjetur një armë.
Shoku i tij i dhomës e ka gjetur të pajetë rreth orës 8 të pasdites në një apartament në Los Angeles.Pas kësaj ai telefonoi policinë.
35-vjeçari i ndjerë ka marrë pjesë në shumë filma të njohur, një prejt tyre edhe seriali “iCarly” që transmetohet në IN Tv, por edhe “CSI: Cyber”, si dhe së fundmi kishte rolin e shefit të Policisë në filim e Tom Cruise “American Made”.
Ai gjithashtu ishte pjesë e programit televiz “Operation Repo” për dy vite.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se aktori i njohur ka lënë dhe një shënim, por që nuk është publikuar ende.
Fansat e tij kanë shprehur pikëllim dhe dhimbje në rrjetet sociale për humbjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *