• |
ide | kryesore

Deputeti kërcënon me vdekje Vuçiçin: Do përfundosh i vrarë si Gjingjiç nëse bën paqe me Kosovën

Lajme, Të fundit



Grupi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në parlamentin serb dënoi me termat më të ashpra deputetin Slavisha Ristiç, i cili kërcënoi me vdekje presidentin serb, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa sipas ligjit.

Në një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, Ristiç ka kërcënuar se ”Vuçiç do të përfundojë si kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç, në qoftë se ai përpiqet të arrijë paqen dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën”.

SNS tha se kërcënimi i Ristiçit është “agresioni politik më i madh dhe çmenduria më e madhe politike”.

SNS shtoi se Ristiç, i cili po e prezanton veten si udhëheqës i një lëvizje patriotike të serbëve të Kosovës, e ka kërcënuar hapur Vuçiçin me vrasje.



1 Comment

  1. keto skena jane panorama dorzimit,koha sjell shum shpejt ne skene ,nje tablo tjeter zhvillimesh ku edhe me i fuqishmi nga keto te behet me i buti ,sepse e verteta ka fakte rendiment pozitiv kurse padrejtesia ka rendiment negativ ku bota po zgjohet me shpetesi si nje organizem funksional te shkatrroje cdo mikrob ne trupin e vet si semundje qe i shkakton vdekje bota don ekzistencen jo vdekjen vdekjen do ta kete padrejtesia ,dhe treguesit jane qe po i zvoglohet frymarrja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *