• |
ide | kryesore

Shtyrja e negociatave, ambasada holandeze në Tiranë: Duam rezultate konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit

Lajme, Të fundit



Ambasada Holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor të 2019-ës. “Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat. Tashmë ka një udhërrëfyes për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019”, lexohet në deklaratën e ambasadës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe më tej me Shqipërinë për reformat kyçe. Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shtoi Ambasada e Holandës.



4 Comments

  1. ja prisni dhe nje vit sa te lahen leket dhe te ikin neper ishuj lluksoz, ose akoma me keq te rehabilitohen ne shoqeri si njerez me cipe

  2. @@@ Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit ‘@@@

    Kjo ishte nje nder pikat kryesore ne diskutimet parlamentareve hollandeze gjate seances ne parlament. Asnje politikan i larte nuk eshte burgosur per korrupsjon.

    Nuk na besojne me, kemi 27 vite qe i genjejme. Nuk duan ta pesojne sic e pesuan me Bullgarine dhe Rumanine.

  3. Kujt i plasi per negociatat! Kta kane ardhur vetem per te vjedhur, dhene me koncesion, trafikuar, pastruar para… Rilindja dhe lideri i tyre global!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *