• |
ide | kryesore

Këngëtari shqiptar Elinel akuzon për plagjiaturë Drake (Video)

Paparazzi, Slider


Drake është një prej reperëve më të ndjekur dhe me të pëlqyer. E këtë e vërtetojnë më së miri këngët e tij të cilat mund të titullohen “ të pavdekshme”. Pas telenovelës me Rihannën albumi i tij “Scorpion” është ai për çka të gjithë po flasin. Por vëmendja më të madhe e ka marë kënga “Can’t take a joke”. Sipas disa zërave kjo këngë rezulton të jetë e kopjuar.

E çuditshme por e vërtetë, Drake mund te ja këtë kopjuar këtë një këngëtari shqiptarë.

Kështu së paku bën të ditur një video e publikuar së fundmi në Instagram nga reperi i njohur shqiptar, Elinel, i cili e akuzon artistin kanadez për plagjiaturë.

Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.

Për ta vërtetuar këtë gjë, në videon e hedhur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, reperi shqiptar shfaq pjesë nga të dyja këngët, të cilat duken identike.

“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *