• |
ide | kryesore

Albi Nako: Ju tregoj disa nga prapaskenat e klipit të Elvanës

Paparazzi, Slider


Ka vetëm pak kohë që lançuar klipi i Elvana Gjatës, “Ku vajti”. Kënga është vlerësuar për performancën e kërcimit dhe sinkronizimi i Elvanës me kërcimtarët e tjerë.

Koreografia e këtij klipi është realizuar nga Albi Nako, i cili ka rrëfyer në emisionin “Jo vetëm modë”, disa prapaskena nga xhirimet e këtij videoklipi, duke cilësuar një punë të rëndësishme dhe tepër magjike për të gjithë në prapaskena.

Albi shpjegoi idenë e koreografisë dhe rrezkshmërinë e lartë të lëvizjeve që bënte Elvana gjatë klipit.

“E gjithë krijimtaria këtu nuk ishte një rastësi, gjërat e bukura vijnë nga rastësia. Edhe hedhja dhe kapja tek fyti, mund ta nis me shumë tek ajo pjesa e fytit sepse ‘Ku vajti’ është ku vajti dashuria. Normalisht njeriu në jetë ka peripecira të ndyshme ka dhe zgjedhje të lumturisë së vet. Dhe kishte shmangie mes balerinëve që përfaqësonin dashuritë dhe njerëzit. Ishte një dorë rastësore e një djali që e mbajti atë pa dashje dhe vetëm nga kjo lindi rastësia e atij detaji që ishte shumë i bukur dhe i dhashë edhe një ‘replay’ detajit”, tha koreografi.

Ai tha gjithashtu shpjegoi edhe detaje që nuk i kemi ditur, pasi pjesa e hedhjes së Elvanës gjatë klipit ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht kësaj ajo kishte qëndruar stoike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *