• |
ide | kryesore

Pas eliminimit nga Botërori, Ronaldo ka një mesazh (FOTO)

Paparazzi, Slider


Portugalia u eliminua nga Botërori pasi humbi ndeshjen ndaj Uruguait me rezultatin 2-1. E megjithëse Cristiano Ronaldo u tregua i pafuqishëm për ta parandaluar eliminimin, fansat i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe. E për këtë 33-vjeçari ka zgjedhur t’i falenderojë me një postim në Instagram, të parin pas eliminimit.

“Përkrahja juaj ka qenë dhe gjithmonë do të jetë jetësore. Faleminderit Portugali”, shkruan Ronaldo. Mirëpo ende nuk e ka konfirmuar nëse do të vazhdojë të luajë për kombëtaren apo jo. Ditën e djeshme Ronaldo u fotografua me skuadrën në aeroport teksa ktheheshin për në shtëpi. Futbollisti dukej se e kishte marrë me sportivitet dhe u shfaq i buzëqeshur. “Organizimi ishte një surprizë pozitive. Mendoj se turneu është shumë i strukturuar mirë, shumë siguri. Unë largohem që këtu i lumtur. Gjërat nuk ishin ato që dëshironim, por në nivelin e sigurisë ishte shumë mirë”, shpreh Ronaldo.

-640-0-5b3a2e49714e6.jpg

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *