Ekspertiza e mjekëve ligjorë dhe e ekspertëve kriminalistë konfirmuan vetëvrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, por edhe dëshmitë e personave të pyetur për ngjarjen, si dhe kamerat e sigurisë e kanë çuar grupin hetimor drejt këtij versioni.
Një mesazh që Shkëlzen Qordja i kishte nisur së ëmës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, para se të kryente vetëvrasjen, është konsideruar nga hetuesit si paralajmërim për atë që u zbulua në orën 09:30. “Më fal!”, mësohet t’i ketë shkruar gardisti 31-vjeçar nënës së tij. Ky mesazh ka shqetësuar prindërit e Shkëlzenit, që sapo e kanë lexuar, kanë nisur t’i telefonojnë, por ai nuk iu është përgjigjur.
Babai i tij është nisur menjëherë drejt Gardës së Republikës, që të interesohej për të birin. Efektivi i shërbimit që ishte te porta kryesore ka konfirmuar që ai ishte futur në ambientet e Gardës me automjetin e tij personal dhe ishte drejtuar për te garazhi ku parkohen mjetet e Ministrisë së Brendshme. Kjo është verifikuar edhe nga kamerat e sigurisë. Qordja është filmuar duke hyrë aty me makinë dhe ka qenë i vetëm.
Ate teshkretin e kan vrare ne rruge ! Dhe e kan fute Brenda ne garde ! Ai qe e ka fute ne garazhi ka shkruajt sms ! Po pse gjithmone ku droge e pare vetvrtiten deshmitaret! Vrases se mos e ka per te par Fatmir pedofili sekretari rinise te Tiranes hetusi Enverit I ka Duart me gjak te pagajshem!
Uhuhuh,
E vrane, cuan mesazhin nones qyqe, kercenuan familjen per birin tjeter, e varrosen,
Thone u vetevra!
Pse nuk u vra po keshtu olldashi?!….