• |
ide | kryesore

Robbie Williams: Vuaj nga sëmundje mendore

Paparazzi, Slider


Në një intervistë, këngëtari me famë botërore ka deklaruar se që prej fëmijërisë vuan nga një sëmundje e pashërueshme mendore.

Williams ka thënë se kjo është hera e parë që ai deklaron një të vërtetë të tillë. “Për shumë kohë kam vuajtur në heshtje dhe nuk kam pranuar një fakt të madh në jetën time, që më në fund e pranova. Kur isha një fëmijë i vogël u diagnostikova me sindromën Asperger, një fakt që deri tani nuk e kisha ndarë kurrë jashtë familjes time. Rritja ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua dhe shpesh ndihesha jashtë vendit. Gjithmonë ndihesha se njerëzit nuk më kuptonin, por kisha frikë të zbuloja të vërtetën time, pasi nuk doja të vuaja pasojat e saj”, është shprehur Williams.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *