• |
ide | kryesore

Jessica Alba e konfirmon, po, jam ngacmuar seksualisht

Paparazzi, Slider


Jessica Alba është një ndër aktoret më të talentuara të gjeneratës së saj, e cila mori famë ndërkombëtare në moshën 19-vjeçare, pas pjesëmarrjes në serialin televiziv “Dark Angel”. Aktorja ka pranuar për herë të parë se e kanë ngacmuar disa herë seksualisht gjatë karrierës së saj, në një intervistë për “CNN”.
“Oh, po. Sigurisht që më kanë ngacmuar. Gjatë gjithë rrugëtimit tim si aktore. Nuk e di. Ndoshta nuk duhet ta pranosh, por si aktore e re që rritesh në këtë industri nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh mënyrën sesi të trajtojnë. Vetëm mendoni pak sesi jam ndjerë. Jam pjesë e industrisë që në moshën 12-vjeçare. U detyrova të mësoja shpejt sesi të shpëtoja veten, por sigurisht që kam përjetuar situata shumë të vështira. Po mësoj tre vajzat e mia sesi të kujdesen për veten dhe të mos bien pre e të tilla ngacmimeve.” – është shprehur aktorja.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *