• |
ide | kryesore

‘Michael Jackson: On the Wall’, e gjithë jeta e artistit në një ekspozitë (Video)

Paparazzi, Slider


Nëntë vite më parë u nda nga jeta Michael Jackson, një nga ikonat pop më me influencë të shekullit të XX-të.

Një artist që, me jetën dhe muzikën e tij, ka frymëzuar shumë artistë të tjerë, shumë prej të cilëve janë pjesë e ekspozitës ‘Michael Jackson: On the Wall’ që përmbledh veprat e më shumë se 40 mjeshtrave të fotografisë dhe pikturës.

Janë ekspozuar gjithashtu edhe veshje e objekte që i përkisnin artistit.

Në mbështetje të gjithçkaje, është emri i madh i modës, Hugo Boss, i cili ka sponsorizuar projektin.

Sapo u inaugurua për publikun, ekspozita tregon ndikimin që këngëtari amerikan ka patur në shumë artistë të tjerë.

Ekspozita është kuruar nga Nicholas Cullinan, drejtor i galerisë së arteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e hapur deri më 21 tetor.

Janë mbajtur gjithashtu disa evente të veçanta gjatë këtyre ditëve, në të cilat artisti do mbushte 60 vjeç.

“Impakti dhe fama e Michael nuk tregojnë për shenja rënieje dhe shenjat që la pas janë ende të dukshme.

Pasuria e tij vazhdon edhe në këtë shekull. Kontributi i tij është i njohur kur flitet për muzikë, videoklipe, koreografi dhe modë, por impakti i tij mbi artin bashkëkohor është një histori ende e parrëfyer.”, thekson drejtori i National Portrait Gallery, ”

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 21 tetor, para se të nis turneun në Francë, Gjermani dhe Finlandë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *