• |
ide | kryesore

Ndërron jetë djali i Tina Turner, kryen vetëvrasje

Paparazzi, Slider


Trishtim i tmerrshëm ka kapluar këngëtaren e famshme Tina Turner, 79 vjeçare. Djali i saj i madh, Craig Raymond Turner, 59 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Californi. Sipas TMZ, burri është vetëvrarë me një plumb pistolete. Craig ishte djali i parë i Tinës, i ardhur në jetë kur ajo ishte vetëm 18 vjeç, nga marrëdhënia e saj me Raymond Hill, saksofonist i grupit. Këngëtarja u martua pas katër vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi djalin. Çifti ka edhe një djalë tjetër, tani 57-vjeçar të quajtur Jake. Nuk ka ende detaje mbi vdekjen e Craig, por sipas policisë së Los Angeles bëhet fjalë për ‘vetëvrasje me armë zjarri’.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *