• |
ide | kryesore

Paul Walker tashmë një ikonë e brezit të lindur në vitet 2000

Paparazzi, Slider


Më 30 nëntor të vitit 2013, Paul Walker, i njohur për rolet e filmave “Fast & the Furious”, u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në një aksident automobilistik. Për muaj të tërë, mijëra letra vinin në adresën e tij, pas lajmit tragjik. Ai tashmë është bërë një ikonë e brezit të lindur në vitet 2000, të cilët falë filmave “Fast & Furious” dhe aktorëve Vin Diesel dhe Paul Walker kanë pasion makinat e shpejta.Vdekja e aktorit të famshëm u pasua me shumë aktivitete në nder të tij, ku kulmoi me një spektakël makinash jo vetëm në SHBA, por edhe në Australi. Edhe tani, rreth pesë vjet nga mungesa e tij, ende zhvillohen aktivitete në nder të yllit të “Fast & Furious”, ku fansat dhe njerëzit e dashur vazhdojnë të kujtojnë figurën e Walker.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *