• |
ide | kryesore

Rrihet këngëtari italian, ndaloi një skenë dhune

Paparazzi, Slider


Këngëtari i grupit të njohur italian The Kolors, Stash Fiordispino, është dhunuar barbarisht, pasi ka vendosur të ndërhyjë në një episod dhune, që ka parë rastësisht në rrugë. Ai ka qenë duke shëtitur me miqtë, kur ka dëgjuar një çift që debatonin me tone të larta. Çdo gjë i dukej e zakonshme deri në momentin që djali, i cili dukej që kishte dyfishin e moshës së vajzës, ka ngritur dorë mbi të dhe e ka qëlluar fort duke e shoqëruar shuplakën me frazën: “Unë bëj çfarë të dua”. Në atë moment, siç ka treguar këngëtari me një postim në Instagram, dhuna dhe siguria në zërin e atij njeriu që mendonte se mund të bënte çfarë të donte, e ka bërë që pa e menduar dy herë, të ndërhyjë.

Ndodhi çdo gjë shumë shpejt dhe ai ndërhyri para se ta kuptonte që dhunuesi nuk ishte vetëm. Të gjithë u përfshinë në sherr dhe rezultati duket qartë në foton që Stash ka publikuar në Instagram.

Në fund të rrëfimit, këngëtari ka dhënë mesazhin se nuk duhet të qëndrojmë asnjëherë në heshtje dhe pa bërë gjë në raste padrejtësish të tilla. Se askush nuk mund të mendojë se ka të drejtë të vërë dorë mbi një grua duke menduar se ka të drejtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *