• |
ide | kryesore

Së shpejti Francesco Totti dhe Ilary Blasy pjesë e një seriali komik

Paparazzi, Slider


Ish-futbollistin Francesco Totti dhe bashkëshorten e tij, Show Girl-in Ilary Blasi do t’i shohim së shpejti në ekranin e vogël. Blasi, e cila është edhe ortake në një shtëpi prodhimi, po projekton një serial që ironizon jetën familjare të Tottit dhe bashkëshortes së tij. Titulli mund të jetë “Casa Totti”, raporton “Chi”. Ky projekt pritet të jetë shumë komik, duke pasur parasysh edhe natyrën e ish-yllit të ekipit të Romës, ku i është dedikuar edhe një libër me titull “Të gjitha barcaletat e Tottit”. Në ditët në vijim priten detaje të reja rreth këtij projekti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *