• |
ide | kryesore

Opozita bojkoton ceremoninë e lamtumirës së Lu dhe Vlahutin

Lajme, Të fundit

Në një ceremoni zyrtare, ambasadorja e BE-në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve, Donald Lu, të cilëve u mbaron mandati dhe së shpejti do të largohen nga Shqipëria, sonte do të ndahen me njerëzit me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë. Por, burime të Lapsi.al bëjnë me dije se opozita ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoni.

Në ceremoni ishin ftuar grupet parlamentare të partive politike, përfaqëseus të qeverisë, njerëz nga arti, media dhe shoqëria civile.

Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu, ndërsa në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.

5 Comments

  1. N.q.s e kane bere kete gje bravo ju qofte! Keta dy ambasadore punuan keto kater vjet per vehte (jo per vendet e tyre) dhe per Ramen ,jo per Shqiperine.

  2. Me largimin e te dy keshilltareve te qeverise RAMA,, do vije nje dite qe do permenden padrejtesite e te du ambasadoreve qe i kane bere e lene ketij populli. Ne kete rast flitet per personat e jo per shtetet qe perfaqesojne, mbasiata ishin perfaqesuesit mete zellshem sorosiane qe politiken, e ekonomine shqiptare po e lene ne dore te mafies kuqe, por edhe per kete qeverite rilindasve kuqale, besoj deri ketu ka qene fundi. E aredhmja mbase do jete ndryshe se bashke me to u afrohet edhe largimi ifaqezinjeve te ketij kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu