• |
ide | kryesore

Përveç femrave, edhe meshkujt akuzojnë Kevin Spacey për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider


Policia po heton për tre akuza të tjera për ngacmim seksual ndaj aktorit Kevin Spacey. Nga muaji shkurt e deri në prill të këtij viti, policia ka marrë të tjera akuza ndaj aktorit amerikan, për ngacmim seksual ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester.

Denoncimet e reja e çojnë në gjashtë numrin e akuzave për ngacmime seksuale ndaj Spacey, për të cilat policia në Londër ka nisur hetimet.

“Scotland Yard” nuk ka konfirmuar ende emrat e personave që kanë ngritur akuzat, por ajo që dihet është se ngacmimi i parë është raportuar në “Westminster” në vitin 1996; i dyti në Lambeth në vitin 2008; ndërsa i treti në Gloucester, 5 vite më parë.

Aktori 58-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, është akuzuar për ngacmime të tilla seksuale nga më shumë se 30 meshkuj. Akuza e parë ndaj tij erdhi nga aktorit Anthony Rapp, në nëntor të vitit 2017, i cili sqaroi se aktori e ka ngacmuar në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa Spacey 26.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *