• |
ide | kryesore

Pranoi të luajë rolin e një transgjinoreje Scarlett Johansson kritikohet ashpër

Paparazzi, Slider


Scarlett Johansson sapo ka pranuar rolin kryesor në filmin e Rupert Sanders i quajtur “Rub & Tug”. Në këtë film 33-vjeçarja do të luajë rolin e një transgjinoreje ku do të shpërfaqet i gjithë tranzicioni i saj nga femër në mashkull ndërkohë që punon si prostitutë në Pensilvani.
Kjo ngjarje e frymëzuar nga një histori reale të kthen pas në kohë në vitet ’70-’80 kur Jean Marie Gill kthehet në një mashkull emri i të cilit ishte Dante Tex Gill.
Aktorja e famshme ka marrë krtitka të ashpra për këtë rol pasi sipas publikut ajo po përpiqet të ndërmarrë role nga çdo komunitet apo etnitet pa i dhënë atyre rëndësinë e tyre. Vitin e kaluar ajo luajti rolin e një roboti, më pas të një vajze japoneze dhe tashmë dëshiron të përfaqësojë një figurë të komunitetit LGBT+. Zgjedhjet e saj filmike janë ofenduese për shumë njerëz pasi Scarlett ndërmerr role të tilla jo sepse kanë rëndësi për të por vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes duke u ulur këtyre personazheve vlerën e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *