• |
ide | kryesore

Dua Lipa: Kështu paguajnë ballkanasit (Foto)

Paparazzi, Slider


Dua Lipa aktualisht ndodhet në Francë, prej nga ka ndarë vazhdimisht foto dhe video me ndjekësit. Ajo ndodhet aty me prindërit, të dashurin e saj dhe me një mikun e familjes, që me sa kuptojmë nga postimet, edhe ai është me origjinë nga Ballkani. Dhe çfarë ndodh kur ballkanasit bëhen bashkë?
Në një video Dua tregon se nuk mund t`iu shpëtosh zakoneve të origjinës. Ata ndodhen në një restorant duke ngrënë dhe kur vjen momenti i pagesës ndodh ajo që shohim gjithmonë nëpër lokalet apo restorantet e Shqipërisë. Dy ose më shumë njerëz “zihen” kush do të paguajë faturën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, me mikun e tyre nga Ballkani. “Duke u përpjekur të paguajmë faturën, në mënyrën e Ballkanit,” –ka shkruar me humor këngëtarja me origjinë shqiptare.

Po ashtu, Dua ka ndarë video duke shkëmbyer puthje nga Parisi me të dashurin e saj Isaac Carew.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *