• |
ide | kryesore

Të gjithë njerëzit kanë strija, instagrami është gënjeshtër

Paparazzi, Slider


Kylie Jenner ka postuar në Youtube një video, ku shfaqet së bashku me miken e saj të ngushtë Jordyn Woods. Vajzat iu janë përgjigjur pyetjeve që fansat iu kanë dërguar në Twitter dhe ky dukej si rrëfimi më i sinqertë që Kylie ka bërë ndonjëherë. Ajo ka folur për ndryshimet që i kanë ndodhur trupit të saj, duke u shprehur se njerëzit gënjehen nga Instagrami, por jo çdo gjë është ashtu siç përcillet aty.
Ajo ka treguar se lindja ka sjellë shumë ndryshime në trupin e saj. Gjoksi i është rritur 3-fish, gjë që e mërzit dhe i janë formuar shumë strija rreth tij. Përmasat e vitheve dhe kofshëve të saj janë rritur. Beli dhe barku nuk janë më të njëjtët dhe i është dashur të ndryshojë totalisht stil, pasi asnjë nga rrobat e mëparshme nuk bën më për të.

 

Ajo, po ashtu, ka folur për ngjashmërinë e Stormi-t me të dhe u shpreh që pavarësisht ngjashmërisë që ato kanë, vogëlushja nuk ka trashëguar buzët e saj, gjë për të cilën ajo shqetësohej më shumë. Dihet që buzët e Kylie kanë qenë shumë të holla, para ndërhyrjes, por Stormi ka ngjarë të atit, pasi i ka buzët të plota.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *