• |
ide | kryesore

Në shtrat me partnerin kur ra tërmeti, Gerta tregon momentin e sikletshëm

Paparazzi, Slider


E ftuar në emisionin “Një kat më lart” këngëtarja Gerta Mahmutaj ka treguar edhe një moment të sikletshëm që ka përjetuar ndërkohë që ishte në shtrat me partnerin.

Tërmeti që tronditi ditët e fundit Shqipërinë e gjeti Gertën në shtrat me partnerin. Ajo fillimisht nuk e kishte kuptuar që po binte tërmet, por mendonte se ishte partneri i saj, i cili lëvizte krevatin. Në momentin që e kishte kuptuar se po binte me të vërtetë tërmet e kishte kapur panikur dhe zbathur kishte vrapuar të dilte jashtë.

“Isha në gjumë, e di që nuk është mirë të flesh paradite, por duke qenë se ne punojmë deri vonë…Duke qenë se kemi dollapin shumë pranë krevatit mendova se e bënte Vani me këmbë. ‘Ç’ndodhi? Po bie tërmet’, më tha. Jo se e bëre ti i thashë. Nuk e bëra unë më tha dhe u çuam me vrap. Dola zbathur në oborr”, rrëfeu Gerta duke qeshur.

Një situatë që sot e tregon me humor, por që atë ditë e kishte përjetuar shumë keq.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *