• |
ide | kryesore

Presioni i Beogradit, largohen 40 pjesëtarë serbë nga Ushtria e Kosovës

Lajme, Të fundit


Rreth 40 pjesëtarë të FSK’së gjatë javës së fundit e kanë braktisur ushtrinë e Kosovës. Kjo është bërë pas presioneve të që zyrtarë nga Beogradi ua kanë bërë atyre. Kështu po thotë zëvendës-ministri në FSK. Agim Çeku. Ai i ftuar në emision Frontal në T7, ka thënë se zyrtarët serb po i shantazhojnë pjesëtarët e komunitetit serb të FSK’së. Çeku thotë se përpjekjet e Beogradit për t’i frikësuar pjesëtarët e FSK’së janë të kota. “Ushtria e një vendi është identiteti kryesor i shtetësisë së çdo vendi. Këto janë përpjekje të kota të Beogradit. Ata nuk e kanë goditë FSK’në por vetëm disa zyrtarë”, thotë Çeku.

Tutje ai ka sqaruar rreth largimeve të këtyre zyrtarëve. “Fillimisht ditën e parë kanë qenë 8 persona. Shumica prej tyre kanë thënë se nuk mund t’i përballojnë më presionet, po kufizohet liria e lëvizjes, së drejta, po shantazhohemi nga zyrtarët serb dhe argatët e tyre këtu në Kosovë”, sqaron Çeku. Tutje, zëvendës-komandanti i FSK’së, Agim Çeku thotë se në FSK janë 137 ushtarë të komunitetit serb.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *