• |
ide | kryesore

Ministri Klosi u shkruan kryebashkiakëve letër: Ndërprisni kontratat me subjektet që s’kanë roje plazhi

Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u ka shkruar 12 kryetarëve të Bashkive, në zonat bregdetare për të kërkuar marrjen e masave për vendojen e stacioneve të plazheve dhe rojeve bregdetare.

Ministri Klosi ka kërkuar zbatim të ligjit, që do të thotë në rast se subjektet nuk zbatojnë rregullat e veprimtarisë së tyre që përfshinë sigurinë e jetës, duhet që bashkitë të ndërpresin kontratën me ta.

Nga task-forca e ngritur për kontrollin e plazhe kryesisht për elementë të sigurisë rezulton se mungojnë sinjalizimet për zonat për përdorimin e mjeteve lundruese për argëtim dhe kulla dhe vrojtues plazhi.

Ultimatumi dhe kërkesa e ministrit Klosi vjen në kohën kur në plazhet e vendit kanë humbur jetën 3 persona përkatësisht në Durrës dhe Sarandë si pasojë e mos marrjes së masave nga ana e pushtetit vendor.

Ministri Klosi tha se duhen nxitur organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për viktimat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *