• |
ide | kryesore

”Yesterday” e Beatles rrëzohet nga “Scorpion” e Drake, thyhen rekordi

Paparazzi, Slider


Yesterday” që ka mbajtur për një kohë shumë të gjatë rekorde ka ndjerë goditje nga “Scorpion”. Albumi i Drake “Scorpion” vendosi një rekord duke listuar 7 këngë përnjëherë në Billboards Top 10.

Këtë rekord e mbante grupi i famshëm Beatles me 5 këngë në vitin 1964.

Billboard thekson se grupi është i vetmi që ka monopolizuar Hot 100 me 5 këngën në Top 5 në një javë.

Renditja e Drake është si më poshtë:

– “Nice for What” në vendin e parë

– “Nonstop” në vendin e dytë

– “God’s Plan” në vendin e katërt

– “In My Feelings” në vendin e gjashtë

– “I’m Upset” në vendin e shtatë

– “Emotionless” në vendin e tetë

– “Don’t Matter to Me,” ft Michael Jackson në vendin e nëntë.

Dhe ky nuk është suksesi i tij i vetëm.

Reperi ka thyer rekordin e tij për më shumë këngë në tabelën e Hot 100. Ai ka 27 këngë, duke përfshirë 25 nga albumi “Scorpion”.

Gjithashtu Drake theu rekordin me 1 miliardë dëgjime në gjithë botën në javën e parë të publikimit.


1 Comment

  1. Kjo thjeshte tregon nivelin e ulet mizerable te “miletit”. Muzika nuk eshte me muzike ashtu sic nuk jane me edhe shume gjera te tjera sic duhet te jene. Trushplarja e rinise po jep “rezultatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *