• |
ide | kryesore

Mesazhi i Presidentit Macron për kombëtaren franceze

Rusi 2018, Sport



“Mos ndryshoni kurrë “. Kjo është ftesa që presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka drejtuar futbollistëve të përfaqësueses së Francës të sapokthyer nga triumfi në Botëror. Macron ka shpjeguar se kjo skuadër “është e bukur sepse ishte e bashkuar”. Në një komunikim të shkurtër, presidenti i ka thënë sërish “faleminderit” lojtarëve dhe stafit, të bashkuar në Champs Elisee.
Macron e bashkëshortja e tij Brigitte kanë pritur kombëtaren në Elisee e përpara se të hynin aty kanë kënduar të gjithë bashkë himnin francez. Më pas Macron ka folur ngrohtësisht duke i kërkuar atyre të mos ndryshojnë: “Faleminderit, mos ndryshoni kurrë. Nuk do ta harrojmë asnjëherë atë që bëtë. Jemi krenarë për ju”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *