• |
ide | kryesore

Konfindustria: Piramidat e reja janë flluskat financiare në ndërtime

Lajme, Të fundit



Konfindustria paralajmëron, në një njoftim për shtyp, se gjatë vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane të shtrira në gjithë vendin, por sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahësimisht me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit si dhe është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.

Konfindustria vlerëson, në një njoftim për shtyp se shtimi dramatik i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% të PPB.

Shtimi i lejeve të ndërtimit është në kontradiktë të thellë me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshëm i depozitave të qytetarëve shënon rënie. Të dhënat e mësipërme tregojne rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndërtimit dhe/ose shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joinformale.

Konfindustria vlereson, se eshte e mundshme, qe frika nga fillimi i procesit te vettingut ne sistemin e drejtesise, politike dhe institucionet shteterore, shoqeruar me shtrengimin e qarte te trysnise nga agjencite nderkombetare te sigurise, ka shtuar fluksin e parave me origjine te dyshimte, qe hyn nga jashte dhe kerkon te investohet vend.

Rënia e fortë e monedhës euro me mbi 10 pikë në pjesën e parë të vitit 2018, mund të shpjegohet vetëm me flukset hyrëse të pakontrolluara të kapitaleve të dyshimta dhe përkon në kohe me rritjen e kërkesave dhe lejeve të lëshuara në sektorin e ndërtimit.



1 Comment

  1. Kush e tha, Ylli Bufi (vellai batakci i atij qe tha se shqiperia ka edhe 2 dite buke) apo Hajredin Fratari, qe ka genjyer Tiranen me dikumenta hipoteke false.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *