• |
ide | kryesore

Maqedoni, Zaev pranon propozimin e opozitës për qeveri teknike

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas një takimi disa orësh me udhëheqësit politike në vend, u shpreh se diskutimet për referendumin lidhur me çështjen e emrit, do të vijojnë akoma.

Gjatë një konference për shtyp, Zaev tha se tashmë është pranuar propozimi i VMRO-DPMNE-së, që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, ashtu siç u veprua në formatin e Qeverisë së Përzhinës.

“Për këto tre takime duhej durim dhe energji. Kemi arritur marrëveshje për shumë çështje. Para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, kemi pranuar ndryshime të KSHZ-së. Grupet e punës kanë arritur marrëveshje për tekstin e Ligjit për financimin e partive politike. Kemi pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike, e cila do të realizojë çdo cikël zgjedhor, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës. Sot vendosëm që të përfundojnë takimet dhe të mos ketë më. Do të vazhdojmë të diskutojmë për referendumin, karakterin e tij dhe datën. Proceset do të vazhdojnë dhe Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, the mes tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *