• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte kanabis/ Prokuroria kërkon arrest me burg për shoferin

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për 46-vjeçarin, i cili u ndalua në Qafë Thanë teksa tentoi të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut 53.3 kg kanabis.

Elton Grabocka e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë sediljes së makinës me të cilën po udhëtonte, ndërsa u zbulua kur automjeti kaloi në skaner. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit në pjesën ku vendosen këmbët poshtë sediljes së parë nga ana e shoferit, u gjet një vend i përshtatur, brenda së cilit ishin futur 11 pako me kanabis të mbështjella me qese plastmasi.

Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *