• |
ide | kryesore

Panik në Kanada/ Një person i armatosur vret një person dhe plagos 13 të tjerë, më pas vret edhe veten

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë regjistruar sot në rrugët e Torontos në Kanada, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës në Greektown, një zonë popullore e qytetit plot me restorante dhe dyqane.

Nga të dhënat paraprake, një person, ende i paidentifikuar, i veshur me të zeza, hapi zjarr me armë, ndërsa më pas u vetëvra.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autori qëlloi 20 herë me armë, ndërsa viktimë mbeti një grua. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *