• |
ide | kryesore

Bllokohen në Vlorë dy gomone me vlerë 42 mijë euro, dyshohen se janë përdorur për veprimtari kriminale

Lajme, Të fundit


Sekuestrohen dy gomone në Vlorë, me vlerë tregu në total 42.000 Euro. Bllokimi i mjeteve lundruese u bë nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Konkretisht u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.


2 Comments

  1. Nje llaf goje , dyshohet . Pernjehere sekuestrim . Ju jeni polici idiote , doni vetem te vini gjoba . Nese ju mendoni se perdoren per trasport droge apo ndonje pisllik tjeter ruaje dhe gjuaje dhe kapi gafil .Dhe jo te thuash dyshohet dhe direkt sekuestrim . Edhe une dyshoj tek te gjithe ju , te gjithe me dukeni kriminela ne divize , a mos duhet te arrestoheni edhe ju? Polici idiote , keshtu eshte kur urdhrat i merrni nga kriminelet.

  2. Prone e kujt ishin? Apo hajde kapim gomone bosh per ti shperfaqur si “sukses”? Ujku ujku si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *