• |
ide | kryesore

Nehat Kulla kërkon lirimin e parakohshëm nga burgu: Jam sëmurë

Lajme, Të fundit



Nehat Kullës i ka mbetur edhe një vit për të vuajtur nga dënimi, pasi është arrestuar 13 vite më parë, është dënuar me 20 vite burg dhe pas disa vite uljesh, i kanë mbetur edhe 12 muaj.

Pak javë më parë Kulla përmes avokatit i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë me kërkesën për lirimin nga burgu raporton Report Tv.

I ashtuquajturi ‘Gjenerali’ që krijoi një ‘komisariat policie’ në Kinostudio në vitin 1997, përmes avokatit që ka përgatitur raportin kërkon lirimin me arsyetimin e sjelljes së mirë, por edhe problemeve me shëndetin. Kërkesa e Kullës, që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës po gjykohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Nehat Kulla u dënua për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata. Ngjarja ndodhi më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës, në kohën kur Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët. Ai u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por 5 vite iu ulën.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *