• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrest me burg për dy kushërinjtë që grabitën karburantin në Fier, Anna u ngre gishtin e mesit mediave

Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.

Sipas avokatit dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Megjithatë të dy, Anna dhe Emiljano e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit me datë 2 korrik.

Ndërsa për grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para, janë shprehur ata. 31-vjeçarja Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Pas daljes nga seanca Anna ka bërë një gjest fyes para mediave duke treguar gishtin e mesit.



4 Comments

  1. Po te varej prej meje do ta lija te lire kete bukuroshe . Kjo grabiti 300 mije leke te vjetra , po keta te rilindjes po na grabisin çdo dite e me shume dhe na fukararepsen fare dhe jo qe nuk do ju hyne gjembe ne kembe por po na bejne dhe karshillik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *