Policia italiane ka arrestuar një 60-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për kërcënim dhe dëmtim të pasurisë nëpërmjet zjarrit.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari me iniciale S.C ka kërcënuar, sulmuar dhe djegur makinën e një gruaje duke i kërkuar para, me pretendimin se ia kishte borxh burri i saj.
Hetimi për shqiptarin nisi në janar të 2018 pas zjarrit që i ishte vendosur një makinë Audi A6 të parkuar në rrugën Via Liquirizia, makina e cila ishte në pronësi të një gruaje.
Gruaja u mor në pyetje dhe i tha policisë se vazhdimisht ishte e kërcënuar për një borxh që burri i saj tashmë i vdekur kishte pasur.
Hetimet për shqiptarin vazhdojnë pasi nuk përjashtohet mundësia që persona të tjerë të jenë viktimë e kërcënimit të shqiptarit.