• |
ide | kryesore

30% e tenderave jepen pa garë, del raporti i i Gjykatës Europiane të Auditimit

Lajme, Të fundit



Një në tre tendera në Shqipëri jepen pa garë nga qeveria, sipas raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Auditimit.  “Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë për sa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë. Kjo është edhe arsyeja pse rriti taksat” tha deputetja demokrate JoridaTabaku, duke iu referuar raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Auditimit.

“Ky përkufizim nuk është më një denoncim i PD-së, që ka 5 vite që e thotë, – theksoi Tabaku, – por ky është edhe një përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme të tenderave publikë në Shqipëri” tha Tabaku.



6 Comments

  1. ” Gjykata Europiane e Auditimit “” ?????

    Mos del dhe kjo si ajo genjeshtra e djeshme me ilacin ne QSUT !

    Me sa di une ne nuk jemi pjese e EUs dhe nuk mund te kete nje ‘auditim’ nga je organ i EUs mbi tenderat tane.
    Dhe fjala ‘Gjykate auditimi” me ben shume te dyshoj per vertetesine e ketij lajmi. Gjykatat nuk bejne auditime, por jane institucionet e posacme te specializuara per auditime ne fushat perkatese.

    Ose lajmi eshte i vertete por i paraqitur shume keq , ose eshte lajm i rreme.

    Mos me keqkuptoni, nuk marr persiper te mbroj apo shaj menyren se si jane dhene tenderat ne shqiperi, por kjo deklarate me duket shume jo normale.

  2. O ju rilindas na e rrofshi trapin te gjithe. Po sa te pafytyre paskeni qene. Po ju edhe motres i hypni per leke. Te paret ne komente . Po ku punoni me cfare mbaheni. Ropt te gjitheve mu ne brym.

  3. Tani Bushati & Shkullaku , nese e mbani veten per gazetare serioze ta gjej kete ‘ raportin e gjykates europiane te auditimit’ dhe ta bej publik .

    Keshtu qe nese egziston nje raport i tille , lexuesit te kene mundesine ta lexojne vete , jo nga syzet e PDs.

    ( edhe mua me cudit fakti qe nje organ jo i mandatuar nga qeveria , sic eshte FMNja psh, te bej nje auditim mbi tenderat e nje vendi qe nuk i perket BEs. Pastaj , si e beri kete auditim ? erdhen specialistet e tyre ketu dhe kontrolluan dokumentat e cdo tenderi ? ) .

    Mua me duket si lajm i genjeshtert.

  4. Mjafton qe flet DASH se ky edhe katunaret qe ka pergjate rruges ne Surrel po i perze nga shtepite duke e bo shtetrrethim. Do lutet nje dite per meshire sado leke e pasuri te vjedhe. Nje gje eshte e sigurte, po nuk shkoje ky ne burg Shqiperia as per 2000 vjet nuk do behet. Le te veje bast me veten a do ti qihen robt apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *