• |
ide | kryesore

Muza e Salvador Dali: Nuk kam qënë kurrë besnike me burrat

Paparazzi, Slider


Seksi? Nuk e praktikon më si një herë e një kohë.

Televizioni? E mërzit

Fëmijët? Nuk ka dashur kurrë të ketë.

Amanda Lear është rrëfyer për të përjavshmen “Chi” ‘pa dorashka’.

Dy filma të rinj shumë shpejt në sallat e kinemave italiane dhe asnjë pishman për largimin nga ekrani i vogël.

“Urrej atë që më ofron televizioni italian. Programet e D’Urso-s nuk i shoh, ‘Vallëzim me Yjet’ e kam bërë tashmë, shfaqjet reality ma shpifin. Nuk e kam më ankthin se duhet të jem me se s’bën në ekran”, shpjegon muza e Salvador Dali.

Amanda pranon: “Bëj pak gjëra dhe nëse i bëj, kjo ndodh se më paguajnë shumë. Pastaj, unë nuk kam vdekur: Në Francë luaj teatër shumë. Sigurisht që nuk paguhet shumë, por mua më bën të ndihem mirë.:

Raportin me paratë, ajo siguron se e ka shumë normal: “Por nuk kam dëshirë të nënvlerësohem. Nëse më duan, duhet të më paguajnë, ndryshe rri në shtëpi.”

Për vite ka qarkulluar legjenda për seksualitetin e saj, por Lear tashmë thotë: “E vërteta? Nuk ma ndjen më fare. Le të thonë çfarë të duan. E vetmja gjë që më çudit është të shoh njerëz që nuk i kam takuar kurrë në jetën time, të flasin për mua në sallonet e Barbara D’Ursos.”

Shumë burra në jetën e artistes, por i vetmi që e ka bërë vërtet të ndihet e rëndësishme ka qenë bashkëshorti Alain-Philippe Malagnac d’Argens de Villèle, i cili vdiq në një zjarr në vitin 2000 në banesën e tyre: “Edhe Salvador Dalí, në mënyrën e tij, më ka dashur shumë….ishte i martuar dhe impotent”.

Një fëmijë ama, nuk i ka munguar kurrë: “Nuk mendoj se do isha një nënë e mirë dhe jam e mendimit se të sjellësh fëmijë në botë, në këtë periudhë, është diçka prej të papërgjegjshmi”.

Përsa i përket seksit, pranon: “Më pëlqen që ç’ke me të, por nuk e praktikoj më si një herë e një kohë. Sot më interesojnë gjëra të tjera dhe kam kuptuar se burrat nuk kërkojnë vetëm atë.

Nëse do ta kisha kuptuar më parë, do argëtohesha më shumë.”

Besnikëria?: “Kam tradhëtuar shumë, kurrë nuk kam qenë një grua besnike. Në fund të fundit, jam shenja e Akrepit….”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *